Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta/ Ambasadorja e BE: KE sugjeroi shtetet t’i jepet fund

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta/ Ambasadorja e BE: KE sugjeroi shtetet t’i jepet fund

Amnistia fiskale dhe pasaportat e arta vijojnë të jenë një shqetësim për ndërkombëtarët, ku përveç deklaratave publike që janë bërë nga përfaqësues të huaj në vendin tonë, ato u evidentuan edhe në progres raportin e Komisionit Europian. Aty thuhej se këto dy nisma rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit Evropian.

 

Ambasadorja e BE Christiane Hohmann tha se Komisioni Evropian ka këshilluar t’i jepet fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme, por theksoi se secili vend duhet të vendosë vetë. Ndërsa bisedimet për amnistinë fiskale janë duke vijuar.

 

Advertisement

“BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë. Por kjo lloj skeme do të vinte në pah disa risqe që janë shprehur qartë në rajon.  KE sugjeroi që shtetet t’i jepnin fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme. Secili shtet duhet të vendosë vetë se si do të vazhdojë me këtë çështje. Për sa i përket amnistisë fiskale, ne po vijojmë bisedimet”, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy