Amnistria penale, Manja: 700 persona do lënë qelinë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, kjo është kategoria që përjashtohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Amnistria penale, Manja: 700 persona do lënë qelinë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, kjo është kategoria që përjashtohet

Rreth 700 të dënuar do të lirohen nga qelia dhe 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi, pasi amnistia penale të miratohet në Kuvennd, pas dakordësisë mes PS dhe opozitës.

Këtë gjë e bëri të ditur ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili shtoi se ata që janë të dënuar me burgim të përjetshëm nuk do të përfitojnë nga amnistia.

Po ashtu, nga amnistia do të përfitojnë edhe 2700 persona që janë të dënuar me shërbim prove.

Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin në burgje por do të presin të paraburgosur. Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 persona në shërbim prove do të jenë përfituesit nga kjo amnisti. Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë, nga kjo amnisti nuk do tqë përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, që i shmangen drejtësisë dhe s’përfitojnë as nga amnistia por as ulje dënimi personat e dënuar nga GJKKO.”, tha Manja./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy