AMP publikon statistikat e punës për muajin prill

Pinterest LinkedIn Tumblr +
AMP publikon statistikat e punës për muajin prill

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, AMP, ka publikuar statistikat nga vemprimtatra e saj gjatë muajit prill 2024.

Gjatë muajit Prill janë kryer 20 referime në Prokurori për 38 punonjës të Policisë së Shtetit, 1 punonjës të Gardës së Republikës, si dhe 4 shtetas, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Janë arrestuar në flagrancë 3 persona (1 punonjës policie, 1 efektiv i Gardës së Republikës dhe 1 shtetas).

Janë ekzekutuar 3 masa ndaluese “arrest me burg” nga të cilat 1 punonjës policie dhe 2 shtetas “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për 2 oficerë policie.

Advertisement

Gjatë muajit Prill janë kryer në total 4 inspektime të strukturave që janë objekt i veprimtarisë së AMP, nga të cilat 1 i planifikuar dhe 3 të paplanifikuar.

Komisioni disiplinor

-Për 3 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Përfundimin e hetimit disiplinor” pa shkelje administrative.

-Për 1 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Përfundimin e hetimit” për Shkelje të Rëndë dhe rekomandimin për fillim hetimi disiplinor për Shkelje të Lehtë nga DVP Tiranë.

Advertisement

-Për 2 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Mosfillimin e hetimit disiplinor”, pasi po hetohet për të njëjtën shkelje nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH.

-Për 5 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Mosfillimin e hetimit disiplinor” pasi u konstatua se shkelja disiplinore është parashkruar.

-Për 3 punonjës policie, Komisioni ka vendosur: “Mosfillimin e hetimit disiplinor”, pasi nuk konstatohet shkelje.

Në total janë trajtuar 128 ankesa

Advertisement

14 raste, ankesat të drejta

87 raste, ankesat të pabazuara

27 raste, ankesat nuk provohen./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy