ANALIZA: Alarm nga variantet e reja, një shqiptar me virusin nga Afrika e Jugut në Greqi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Alarm nga variantet e reja, një shqiptar me virusin nga Afrika e Jugut në Greqi

Një shqiptar u kthye dje në qytetarin e parë që diagnostikohet me variantin e koronavirusit nga Afrika e Jugut në Greqi, duke e zhytur vendin fqinj në alarm, i cili po përballet edhe më përhapjen masive të variantit britanik. Shqiptari 36-vjeçar, i cili është prift i Dioqezës së Napolit në Selanik, aktualisht ka simptoma të lehta dhe mbetet në izolim në shtëpinë e tij. Ai ishte infektuar me koronavirus disa muaj më parë, kur e kishte kaluar sëmundjen me simptoma të lehta, duke u bërë kështu edhe një ndër rastet e rralla të riinfektimit brenda një kohe shkurtër.

Megjithatë, ajo që ka alarmuar qeverinë greke është se ai nuk kishte udhëtuar jashtë vendit, duke u infektuar sipas dyshime me mutacionin afrikano-jugor nga kontaktet me qytetarët në kishë. Kjo sinjalizon sipas mediave në vendin fqinj se ky variant është duke u përhapur në komunitet së bashku me atë britanik, duke sjellë rritjen e ndjeshme të rasteve të reja.

Ekspertët dhe qeveria nuk e kanë fshehur alarmin pas zbulimit të mutacioneve, duke shprehur frikën për shpërthimi valës së tretë, e cila do të ishte shumë e vështirë të vihej nën kontroll, pasi variantet e reja janë shumë në ngjitëse.

Si mutacioni nga Anglia, ashtu edhe ai afrikano-jugor janë shumë më të transmetueshëm, por edhe për rezistencën e mundshme ndaj vaksinave, në një kohë kur situata epidemiologjike në vendin fqinj dhe veçanërisht në Selanik, duket se po përkeqësohet vazhdimisht dhe kushtet e motit favorizojnë përhapjen e koronavirusit.

Advertisement

Specialistët e sëmundjeve infektive që këshillojnë qeverinë theksojnë se presin që të kenë një rritje të ndjeshme të rasteve në muajin shkurt dhe mars, duke lënë të hapur edhe mundësinë e një karantine të plotë së shpejti.

Deri më tani, 107 raste të mutacionit britanik dhe një rast i Afrikës së Jugut janë zbuluar në vendin fqinj, por studiuesit grekë thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut dhe se dy variantet janë përhapur tanimë masivisht në mesin e qytetarëve.

Si qeveria e Qiriako Mitsotqis, ashtu edhe Komiteti i Ekspertëve janë thellësisht të shqetësuar, duke paralajmëruar për një bllokim universal, për të ndaluar përhapjen e tyre.

“Ne po marrim masa paraprake duke u përpjekur të parandalojmë bllokimin e plotë, por nëse nuk ia dalim mbanë nuk do të hezitojmë të rikthehemi në izolim,”, deklaroi Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve Adonis Georgiadis. “Duhet të mësohemi me faktin se do të hyjmë dhe dalim nga karantina sipas të dhënave epidemiologjike” sqaroi ai,

Advertisement

Georgiadis tha rritja e rasteve është alarmante pasi brenda dy javësh zona e Atikës ka patur një dyfishim të rasteve për shkak të mutacionit të ri.

Eksperti i sëmundjes infektive Nikos Sypsas dhe një anëtar i komitetit të sëmundjeve infektive të Ministrisë greke së Shëndetësisë thotë se Europa po ndryshon kapitullin dhe po hyjmë në epokën e mutacioneve, me virusin që pritet të shndërrohen për t’u përshtatur më mirë dhe infektuar më shumë.

“Ka 3 mutacione në këtë moment që përhapen më shumë, ai britanik, afrikan dhe brazilian ”.

Sypsas theksoi se fatkeqësisht në Greqi nga 187 mostra të rastësishme të testuara në fund të janarit, 60% i përkisnin mutacionit britanik. “Problemi, sidoqoftë, është se fatkeqësisht mutacioni është këtu, është kudo”, theksoi Sypsas.

Advertisement

I pyetur nëse këto mutacione ishin të rrezikshëm, ai tha në Britani dhe Afrikën e Jugut se kishte prova të forta megjithëse nuk ishin vërtetuar plotësisht, që mutacioni ishte më ngjitës dhe se shoqërohej me vdekshmëri më të lartë.

“Mesazhi i rëndësishëm është se sa më shumë që virusi qarkullon, aq më shumë masa parandaluese mbeten duhen marrë dhe sa më shumë që vonohet vaksinimi, aq më të mëdha janë shanset që të ndodhin mutacione që janë rezistente dhe përhapen më shpejt. Kjo është beteja e virusit kundër njerëzve “, theksoi eksperti.

Shumica e specialistëve grekë të sëmundjeve infektive duken pesimistë rreth evolucionit të pandemisë në të ardhmen e afërt dhe shqetësohen për efektivitetin e vaksinave kundër mutacioneve të tyre të koronavirusit.

Sipas Sypsas, për fat të keq, veçanërisht për mutacionin e Afrikës së Jugut, ka indikacione të forta se vaksinat janë më pak efektive. “Ato të mbrojnë shumë më pak nga ky variant” tha ai.

Advertisement

Siç shpjegoi ai, ekspertët e dinë këtë nga dy prova të mëdha klinike në terren, pasi kompanitë farmaceutike Johnson dhe Novamax, dhe e kanë bërë të qartë se vaksina ishte shumë më pak efektive kur u testua në Afrikën e Jugut. “Në krahasim, këto dy vaksina janë rreth 90% efektive në Angli dhe Amerikën e Veriut dhe 50% ose më pak në Afrikën e Jugut. Pra po flasim për një rënie të madhe të efektivitetit”, tha ai karakteristikisht.

Sypsas theksoi se në lidhje me vaksinën e Pfizer për momentin dhe ka studime, (jo në terren por studime laboratorike), që tregojnë se kjo vaksinë është efektive edhe mbi mutacionet. “Por kjo mbetet për t’u parë në jetën reale dhe jo në laborator”

Kompanitë e mëdha tashmë janë duke u përgatitur për hapin tjetër, duke prodhuar një dozë të tretë të vaksinës e cila do të modifikohet pak për të ndaluar mutacionet.(“Ekathimerini”, “IN.gr”, Si)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy