“Analiza” e këshilltarit të Kurtit për humbjen e Vetëvendosjes: S’e patëm mërgaten ndaj dolëm kaq dobët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Analiza” e këshilltarit të Kurtit për humbjen e Vetëvendosjes: S’e patëm mërgaten ndaj dolëm kaq dobët

Rezultatin e dobët dhe përgjysmimin e votës të Lëvizjes Vetëvendosje në Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në Kosovë, këshilltari i Albin Kurtit, Elvis Hoxha, e ka lidhur me mungesën e votës së diasporës, mos-prezencën ekonomike të tyre në vend, dhe varfërinë e qytetarëve nëpër komuna.

Këto, sipas tij, sollën deri te rezultati i zgjedhjeve.

“Sapo mërgata i largohet votimit, regjimi i vjetër e ngre kokën në Kosovë”.

Në një fjali kaq të thjesht, këshilltari i Kurtit e redukton tërë kompleksitetin demokratik të Kosovës, duke i dhënë  ngjyrë kapjeje ekonomike votuesit kosovar në nivel komunash, dhe fetishizuar votën e diasporës.

Advertisement

Hoxha, në opinionet e tij politike në Facebook, operon me terma “të kapësve” dhe “çkapësve”, ndonëse profesioni i tij prej filozofi supozohet se do të duhej t’ia kufizonte operimin me terma dikotomizues.

Madje, Hoxha, synon të kompensojë votën e mërgatës, duke inkurajuar dhe poetizuar atë.

Regjimi, që Hoxha e quan i vjetër, thotë ai “nuk mund ta kapë votën e mërgatës. Mërgata është e lirë, ndaj dhe vota e saj është e drejtë”.

Rrjedhimisht, sipas Hoxhës, vota e qytetarëve të Kosovës është peng ekonomik i regjimit të vjetër, dhe identifikon votën çlirimtare në mërgatë.

Advertisement

“Vota e drejtë e siguron pushtetin e drejtë. Vota e kapur siguron vetëm pushtetin e kapur”, përfundon Hoxha me një tautologji albiniane.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy