ANALIZA: Serbia model suksesi? Ballkani shikon nga Lindja për vaksinat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
ANALIZA: Serbia model suksesi? Ballkani shikon nga Lindja për vaksinat

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Kosovës, kanë filluar vaksinimin me vaksinën ruse Sputnik-V, pa pritur miratimin e saj nga Agjencia Europiane e Barnave. Mes një pritje të gjatë për vaksina nga Brukseli, i cili është përballur për vete me mungesa në furnizimin e vaksinave, rajoni duket po rreshket nga Lindja.

Pandemia e koronavirusit ka thelluar dobësitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ka ekspozuar dobësinë e institucioneve të tyre shtetërore, veçanërisht në sektorin shëndetësor dhe mbrojtjen sociale.
Mes të tjerash, ajo ka dëmtuar edhe procesin e integrimit të rajonit në Bashkimin Europian, pasi përparimi i reformave ka ngecur dhe disa vende madje kanë përjetuar regresion në lidhje me sundimin e ligjit.

Shpërthimi i krizës së koronavirusit ka rritur praninë e aktorëve të tjerë gjeopolitikë në rajon, për shkak të vështirësive për të siguruar vaksina kundër Covid-19, jo vetëm të Kinës, por edhe të Rusisë, por edhe Arabisë Sauditre dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Të hënën, Shqipëria u bë vendi i fundit në rajon që mori vaksinat ruse, duke i siguruar si donacionit nëpërmjet Emirateve të Bashkuara Arabe.

Advertisement

Në fillim të muajit, Bosnja porositi 400,000 mijë vaksina Sputnik V, me mbi 5,000 të dhuruara nga Serbia, e cila ishte vendi i parë në rajon që filloi vaksinimin masiv me vaksina nga Rusia dhe Kina, me më shumë se 1.65 milion qytetarë të vaksinuar deri tani. Maqedonia e Veriut ka porositur 200,000 mijë vaksina nga Sputnik V dhe 200,000 vaksina të prodhuara nga Kina, ndërsa Mali i Zi ka në plan të blejë edhe 200,000 doza nga Sputnik V. Në këto kushte, edhe qeveria shqiptare, e cila fillimisht kishte hedhur poshtë blerjen e vaksinave ruse, ka deklaruar se mund të negociojë marrëveshje drejtpërdrejt me vende si Rusia dhe Kina, edhe pse dozat e para të Sputnik-V nuk erdhën direkt nga Moska.

Mali i Zi aktualisht ka numrin më të lartë të rasteve të koronavirusit për frymë në Europë (9,910 të infektuar për 100,000 njerëz) ndërsa Bosnja dhe Hercegovina ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë që lidhen me COVID në Europë (4,775 vdekje me një popullsi prej 3.5 milion).

Për të adresuar pandeminë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ngriti COVAX në Prill për të siguruar që të gjitha vendet pjesëmarrëse në të gjithë botën, pavarësisht nga pasuria e tyre, do të kenë qasje të barabartë në vaksina por pjesa më e madhe e vendeve të rajonit nuk kanë marrë ende asnjë dozë nga Covax.

Adi Cerimagic, një analist në Nismën Evropiane të Stabilitetit me bazë në BE tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan mekanizmin e prokurimit COVAX dhe BE për të blerë vaksinat “në një mënyrë transparente dhe disi më të lirë”.

Advertisement

“Ishte e qartë që nga fillimi se kjo do të thoshte që shpërndarja e vaksinave mund të mos ishte aq e shpejtë sa ajo e Bashkimit Europian, por ajo u konsiderua rruga më e sigurt dhe më e lirë,” tha Cerimagic. Të gjitha vendet e Ballkanit ishin ndër të parat që u bënë pjesë e COVAX vitin e kaluar, por me vonesën e zgjatur të pashpjegueshme nga BE, qeveritë e rajonit u detyruan të lidhnin marrëveshjet bilaterale me Rusinë dhe Kinën.

Serbia, një model suksesi?

Nga mesi i dhjetorit deri në fund të janarit Serbia bleu 1.1 milion vaksina, sipas autoriteteve, një milion prej të cilave ishin vaksina kineze dhe pjesa tjetër doza të Sputnik V dhe Pfizer. Serbia ishte gjithashtu vendi i parë në Europë që siguroi vaksinat nga Sinopharm të Kinës. Deri në mes të marsit, Serbia ka siguruar më shumë se dy milion doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm. Ajo gjithashtu planifikon të fillojë prodhimin vendas të Sputnik V deri në fund të vitit.

Në fund të janarit, Vuçiç krahasoi përplasjen në botë për vaksinat, ose të ashtuquajturin “nacionalizëm vaksinash”, me Titanikun, duke u thënë serbëve se “të pasurit po përpiqen të sigurojnë anije shpëtimi vetëm për veten e tyre”, duke lënë të varfrit të mbyten .

Javën e kaluar, ai vazhdoi të kritikojë vendet që po blinin më shumë vaksina sesa duhej. “Duket sikur ata kanë ndërmend të vaksinojnë të gjitha macet dhe qentë e tyre”, tha ai. Drejtori i OBSH-së për Europën Hans Kluge dha të njëjtin mesazh javën e kaluar kur ai u bëri thirrje kombeve më të pasura të BE-së të ndanin dozat e tyre me vendet e varfra. “Mos prisni derisa të keni 70 për qind të popullsisë të vaksinuar për të ndarë me Ballkanin, për të ndarë me Azinë Qendrore, Afrikën.”

Advertisement

Cerimagic thotë që vendet anëtare të BE, me mbështetjen e Komisionit Evropian, duhet të bashkojnë forcat dhe të sigurojnë vaksina për punonjësit shëndetësorë të Ballkanit Perëndimor. “Kjo do të dërgonte një mesazh që BE e njeh Ballkanin Perëndimor si pjesë e BE, që ata mund të mendojnë politikisht, të kuptojnë situatën, të tregojnë solidaritet dhe në të njëjtën kohë të shpëtojnë jetë,” tha Cerimagic.

Duke qenë mënjanuar nga BE, vendet e rajonit po shohin gjithnjë e më shumë Rusinë dhe Kinën si zgjidhje. Të shtunën, Maqedonia e Veriut njoftoi se do të nënshkruajë një marrëveshje këtë javë për të blerë 200,000 vaksina Sinopharm nga Kina, duke shpresuar të fillojë inokulimin e popullsisë së saj shpejt.

BE duket se ka e kuptuar me vonesë se Perëndimi nuk është i vetmi partner i disponueshëm. Edhe pse fuqitë e tjera që nuk njihen për praktikat e tyre demokratike dhe e përdorin Ballkanin Perëndimor për të promovuar interesat e tyre, po bëhet e qartë se vizioni për një Ballkan të lirë, demokratik dhe me të vërtetë europian nuk është më përparësi e Europën.

Në këtë kohë ndryshimet të mëdha gjeopolitike, BE duhet të lërë prapa kutinë e saj të mjeteve konvencionale dhe të afrojë fqinjët e saj në Ballkanin Perëndimor duke siguruar fonde të konsiderueshme dhe të forcojë politikat e veta të zgjerimit. Ndryshimi i metodologjisë së zgjerimit me këmbënguljen e Francës ka sjellë efektin e kundërt, duke bërë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kanë frikë të mbeten përgjithmonë jashtë BE-së.

Advertisement

Tani që Kina dhe Rusia janë afruar më shumë se kurrë me rajoni, duke i ndihmuar të përballojnë pandeminë, BE ka nevojë të zgjerohet dhe të përballet me realitetin dhe të demonstrojë se vendet e rajonit janë shtete anëtare të ardhshme potenciale.

Burimet: “Reuters”, “Politico.Eu”, “Al Jazeera”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy