Anti-terrori i shkoi në derë për ta arrestuar, anti-shqiptari i çmendur në Greqi i Agimit të Artë: Në rregull djema, po vij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Anti-terrori i shkoi në derë për ta arrestuar, anti-shqiptari i çmendur në Greqi i Agimit të Artë: Në rregull djema, po vij

Ish-deputeti grek i Agimit të Artë, Christos Pappas u arrestua më 1 korrik pasi ishte fshehur në shtëpinë e një gruaje nga 52-vjeçare nga Ukraina.

Siç raportojnë mediat greke, kur njësia e anti-terrorit i ra ziles së banesës ku ai ndodhej rreth orës 21.30, ai e dinte që “loja” për të kishte mbaruar.

Ai vetë, e hapi derën, i veshur dhe rregulluar edhe pse me disa kile më shumë dhe u tha policëve: “Në rregull djema, po vij. Po ju e dini që në muajt e ardhshëm unë do të dorëzohesha.”

Gjatë javës së shkuar, policia ka qenë duke e monitoruar strehën me grilat e mbyllura hermetikisht ku fshihej Pappas.

Advertisement

Megjithatë, ish-deputeti grek i Agimit të Artë nuk doli jashtë në asnjë moment, dhe siç tregojnë fqinjët, nuk e kanë parë të dalë asnjëherë nga shtëpia apo të lëvizë në zonë.

Pas arrestimit, Pappas u dërgua në qendrën e paraburgimit në katin e 12-të të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Atikës. Ai është dënuar me 13 vite burg për drejtimin e një organizate kriminale.

Por pavarësisht kësaj, në Shqipëri, gazetarë si Artur Zheji i kanë dhënë zë ideve të tij të çmendura, duke e marrë dhe në intervistë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy