
Antiterrori u ka ndaluar hyrjen në Shqipëri dy iranianëve me shtetësi gjermane Batool Soltani dhe Afshin Kalantari.
Lajmi është bërë publik mbrëmjen e sotme, ndërsa gazetari Gjergji Thanasi e ka paralajmëruar këtë një ditë më parë.
Në një postim në rrjetin social, ai ka publikuar një video të dy iranianëve, teksa shkruan se ata po mbaheshin peng prej 40 orësh nga policia në zonën e transitit, duke dhënë sipas tij shpjegime kontradiktore.
“Shtetasja gjermane Batool Soltani (iraniane etnike) dhe shtetasi gjerman (Iranian etnik) Afshin Kalantari pengje te segmente e kuislinge te policise shqiptare ne Aeroportin “Nene Tereza”. Prej 40 oresh policia I mban peng ne zonen e tranzitit dhe nuk i lejon te hyjne ne Shqiperi duke dhene shpjegimet kontradiktore, por as nuk guxon t’i deboje duke firmosur e vulosur dokumentet, qe kerkon procedura ne nje rast te tille.
Ne Rinas vartesit e Cucit te Delines po gatuajne skandalin nderkombetar te radhes si peshqesh per Kryeministrin Edvin!
AdvertisementMos me thuaj qe nuk te paralajmerova ore Edvin!”, shkruan gazetari Gjergji Thanasi.