Vijon prej 8 orësh zjarri në Malin e Tomorrit, rrezikohet Parku Kombëtar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vijon prej 8 orësh zjarri në Malin e Tomorrit, rrezikohet Parku Kombëtar

Që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne, në malin e Tomorrit, persona të paidentifikuar, i vunë zjarrin kurorës me pisha.

 

Mjetet zjarrëfikëse e kanë të pamundur futjen në zonë për shkak të terrenit të vështirë, dhe kjo ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha në zemër të Malit të Tomorrit.

 

Advertisement

Bashkia e Poliçanit ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve nga ajri për të shuar flakët, ndërkohë që shumë forca zjarrëfikësish dhe policie kanë shkuar në këmbë drejt zonës për të neutraluzuar zjarrin me mjete rrethanore.

 

Mësohet se deri më tani kanë ardhur dy herë mjete nga ajri për shuarjen e flakëve, por zjarri është duke përparuar drejt Parkut Kombëtar. Dyshohet se kemi të bëjmë me një zjarrëvënie të qëllimshme për hapjen e kullotave të reja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy