“Apartamentet do rriten me 35%, nëse qeveria nuk reagon”/ Ndërtuesit kundër Referencave: Vendimi rrit taksat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Apartamentet do rriten me 35%, nëse qeveria nuk reagon”/ Ndërtuesit kundër Referencave: Vendimi rrit taksat

Kompanitë ndërtuese kanë kundërshtuar në unison, vendimin më të fundit të qeverisë për rishikimin e cmimeve të referencës së pronave.

 

Të surprizuar për këtë ndryshim në mes të vitit, shoqata e Ndërtuesve , permes Vizion Plus, i kërkon qeverisë nepërmjët një letre zyratre dërguar edhe kryeminsitrti edi rama, që ky vendim të mos zbatohet.

 

Advertisement

Ndryshimi i referencave të pronave, rrit automatikisht dhe në mënyrë të menjëhershme  tre taksa që paguajnë ndërtuesit.

 

Me një goditje, kjo VKM ka prekur tre taksa. Konkretisht taksa e ndikimit në infrastrukturë, taksa 3% e strehimit social, si dhe 15% tatim fitimin të cilat llogariten automatikisht me çmimet e reja të referencës. Ne kërkojmë që kjo VKM të pezullohet dhe të mos zbatohet deri hyrjen e plotë në fuqi të ligjti për taksën e pasurisë-tha Luigj Aleksi president i Shoqatës së Ndërtuesve.

 

Advertisement

Nisur nga kjo situatë vendimi i Këshillit të Ministrave prek edhe ato leje ndërtimi që janë në proces. Ky fakt sjell edhe cënim të planit të biznesit për kompanitë.

 

Në informacionet tona, të gjithë ata ndërtues që kanë marrë leje ndërtimi kanë hequr dorë nga zbardhja e saj. Pasi rregullat e lojës kanë ndryshuar. Automatikisht cdo taksë, tashmë do të përllogaritet në bazë të cmimeve të reja të referencës dhe sipas  planit të bzinesit të hartuar me cmimet e vjetra- shprehet  Erjon Harizaj kryetar shoqata e Ndërtuesve.

 

Advertisement

Shoqata e Ndërtuesve si hap të parë i ka dërguar autoriteteve një letër ankesë, por nëse qeveria do të refuzojë, do të ndiqen dhe rrugët ligjore.

 

E gjithë kjo situatë në finale do të ketë  një efekt edhe më të madh tek konsumatorët, pasi çmimet e ndërtesave do të rriten me 35%.

 

Advertisement

Ndërtimi është sektori që mban peshën më të madhe të taksave në vend, ndaj dhe çmimet e larta të ndërtimeve janë si rezultat edhe i barrës së tatimeve, një kosto kjo e cila në vend që të ndalet, rritet edhe më tej.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy