Apeli i “fal” 5 vite burg policit që vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli i “fal” 5 vite burg policit që vrau kolegun brenda komisariatit në Tiranë

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë në lidhje me Ludian Zaimin, i cili dy vite me parë ekzekutoi me armë kolegun e tij Çaush Saliasi në Tiranë.

Më herët, Zaimi ishte dënuar me 35 vite burg, por pas shqyrtimit të argumenteve të avokatëve, Apeli e ka ulur dënimin në 30 vite burg, të cilat do të kryhen në burg të sigurisë së lartë.

Vrasja

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 21 majit 2022 në ambientet e brendshme të Komsiariatit nr.3 në Tiranë, konkretisht në zyrën e instruktazhit, pak para se të merrnin turnit.

Advertisement

Zaimi dhe Çaushi ishin konfliktuar edhe më herët, ndërsa 35-vjeçari tha para kolegëve pas arrestimit se e qëlloi “pasi e tallte prej kohësh”. Zaimi qëlloi me armë zjarrin kolegun, i cili më pas humbi jetën gjatë transportimit në spital. Efektivë të tjerë ishin të pranishëm në vendin e ngjarjes, por nuk mundën të ndalonin 25 vjeçarin, Ludian Zaimi. 3 plumba prekënnë trup efektivin Çaush Saliasi, i cili humbi jetën rrugës për në spital.

Autori shprehu pendesë dhe deklaroi se mes tij dhe kolegut ka pasur sherre dhe përplasje të mëparshme dhe gjithmonë është fyer Çaushi.

Zaimi kishte 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy