
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-Presidentin e vendit, Ilir Meta.
Vendimi u shpall sot, më 14 nëntor 2025, nga trupi gjykues monokratik i kryesuar nga gjyqtarja Saida Dollani.
Apeli shqyrtoi ankimin e Metës, i cili kërkonte shuarjen e masës së sigurisë të dhënë më herët nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.
Pas vlerësimit të argumenteve, gjykata vendosi të miratojë në tërësi vendimin e shkallës së parë, duke lënë të pandryshuar masën e arrestimit.
Advertisement
Me këtë vendim, Ilir Meta, i arrestuar në tetor të vitit 2024 do të vijojë të qëndrojë në qeli ndërsa hetimet ndaj tij vazhdojnë./vizionplus.tv