Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve që të të zbatojnë ligjin dhe të dënojnë këdo që akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Rama teksa i cilësoi zjarrëvënësit e qëllimshëm si kriminelë, tha se dënimi për ta duhet të jetë deri në 15 vjet, siç e parashikon ligji.
Reagimi i kryeministrit erdhi pas arrestimit të një personi që kiste vendosur zjarr, ndërsa përgëzoi edhe Policinë e Shtetit.
Një tjetër zjarrvënës i arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit dhe një tjetër arsye për ta përsëritur apelin ndaj prokurorëve e gjykatësve në rrethe, që të zbatojnë me përgjegjshmëri ligjin, i cili parashikon deri në 15 vjet burg për këtë soj kriminelësh
AdvertisementEdhe njëherë përgëzime Policisë së Shtetit për punën shumë të mirë që po bën në këtë front të mbrojtjes së një pasurie kolosale, të krijuar nga breza të tërë për brezat e ardhshëm