Apeli kthehu për rishqyrtim çështjen për vulën e PD/ Sefa: Të hënë regjistrohemi në KQZ, vendimi ishte i drejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli kthehu për rishqyrtim çështjen për vulën e PD/ Sefa: Të hënë regjistrohemi në KQZ, vendimi ishte i drejtë

Përfaqësuesi ligjor i Enkelejd Alibeajt Indrit Sefa në një dalje për mediat pas vendimit të Gjykatës së Apelit ka thënë se se ditën e hënë ata do të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Sefa tha se ky vendi është përfundimtar dhe se të gjitha organet legjitime të PD vazhdojnë të kenë kompetencë në parti.

 

Advertisement

Dua t’ju falenderoj për këtë seancë maratonë dhe u jam shumë mirënjohës që e ndoqët. Sot gjykata vendosi rikthimin e çështjes për rigjykim me një tjetër trup gjykues. Kërkesa jonë u pranua, çështja do rikthehet dhe do gjykohet nga tjetër trup gjykues. Partia Demokratike vazhdon të drejtohet nga organet e saj legjitime ditën e hënë do të regjistrohemi në KQZ.

 

Të gjitha organet legjitime të PD vazhdojnë të kenë kompetencë në parti. Gjykata e Tiranës nuk ka asnjë mundësi të marrë vendimin e z.Zhukri. Nuk është çështje godinash, por mentaliteti dhe drejtësie. Kjo është përfundimtare. Pd ka një seli, atë zyrtare“, tha Sefa.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy