Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës, sipërfaqet që u tjetërsuan te Rana e Hedhun do të regjistrohen si pronë shtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Apeli rrëzon vendimin e Gjykatës së Lezhës, sipërfaqet  që u tjetërsuan te Rana e Hedhun do të regjistrohen si pronë shtet

Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Lezhës duke i hapur rrugë rregjistrimit si pronë shtet të siperfaqeve që u tjetërsuan te Rana e Hedhun në Shëngjin, e për te cilin u dënuan disa zyrtarë perfshire edhe ish kryebashkiakun e Lezhes Fran Frrokaj.

Gjykata e Apelit ka pranuar kërkesës e Prokurorisë te kalimit në favor te shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.304 datë 25.09.2019 dhe vendimit nr.350 datë 06.11.2017 e dhënë nga Gjykata e Lezhës për efekt të procedimit penal nr.671 të vitit 2017 për 10 pasuri me sipërfaqe rreth 290 mijë metra katror.

Më herët, në shkurt të këtij viti, Gjykata e Lezhës përmes gjykatësit Ilir Perdeda kishte rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Lezhës per kthimin e kësaj siperfaqeje në favor te shtetit, por tashmë është Apeli që i ka dhënë fund sagës se çfarë do të ndodhë me pronat në zonen e Ranës së Hedhun në Shëngjin./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy