Aplikime për sisteme fotovoltaike/ Bizneset kërkojnë të investojne në energjinë e rinovueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aplikime për sisteme fotovoltaike/ Bizneset kërkojnë të investojne në energjinë e rinovueshme

Për t’i bërë ballë emergjencës energjetike, bizneset po shohin për alternativa të tjera për të siguruar energjinë e nevojshme.

 

Në Ministrinë e Energjisë janë dorëzuar disa aplikime nga subjektet që të mund të investojnë në sisteme fotovoltaike, për prodhimin e energjisë nga dielli. Gjasat janë që ata të marrin dritën jeshile, duke ndihmuar kështu në diversifikimin e burimeve.

ANITA SHUSHKU
SHOQERIA E ENERGJISE SE RINOVUESHME
“Më në fund shoh nga ana e ministrisë indice për të hapur një dritë jeshile për të aprovuar dhe vazhduar investimet në energji të rinovueshme, veçanërisht për energjinë e prodhuar nga dielli. Ka interes dhe po shqyrtohen.”

Advertisement

 

Me urgjencë shihen investimet që duhen bërë në rrjet paralelisht, që impiantet fotovoltaike të prodhojnë aq sa kanë kapacitet dhe jo më pak.

 

“Autorizimet që do të japë ministria duhet të jenë të kujdesshme që të jepen aty ku rrjeti është eficent dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare sepse investimet do të jenë të këtij standardi. Edhe rrjeti i shpërndarjes duhet të jetë i këtij niveli. Të mos kemi një impiant fotovoltaik 5 mega, të mos arrijë për shkak të problemeve të rrjetit të shpërndarjes, të prodhojë 1 mega të kapacitetit të tij.”

Advertisement

 

Prodhimi i energjisë nga dielli do të mbulonte 30% të nevojës së bizneseve për energji elektrike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy