Aplikimet për në universitete/ Raundi i parë i regjistrimeve nis më 29 korrik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aplikimet për në universitete/ Raundi i parë i regjistrimeve nis më 29 korrik

Deri me datën 27 korrik të gjithë maturantët duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit për universitet në vlerën e 2 mije lekëve. Më pas, ata do të zgjedhin 10 degët e tyre të preferuara në portalin U-Albania gjatë raundit të parë, duke filluar nga data 29 korrik deri më 3 gusht.
Por cilat janë risitë e këtij viti?

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj tregon se ndryshe nga vitet e kaluara, maturantëve do t’u dalin në sistem vetëm ato degë që mund të sigurojnë sipas mesatares që kanë, një mënyrë kjo skualifikimi që në formularin e aplikimit.

 

Advertisement

ARJAN XHELAJ
DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

“Asnjë degë të cilën ata nuk arrijnë ta kapin me mesataren e tyre nuk u del fare në zgjedhje që të mos ketë gabime, pra që të mos zgjedhin degë e pastaj të skualifikohen nga universiteti. Sistemi bën në mënyrë automatike krahasimin e mesatares së maturës me atë të pranimit në fakultet.”

 

Xhelaj nënvizon se të gjithë ata maturantë që duan të kryejnë vetëm nivelin Bachelor dhe jo atë Master në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, mund të aplikojnë por me planin se nuk do të specializohen për Mësuesi nëse nuk kanë mesataren 7.5.

Advertisement

 

ARJAN XHELAJ
DREJTOR I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

“Ata do kenë akses në studimet Bachelor, por nuk mund të vazhdojnë studimet Master. Që në aplikim do të dalë një njoftim që thotë se ju keni mesataren 6.5 mund të vazhdoni studimet këtu, por nuk mund të vazhdoni ciklin e dytël. Ai është koshient në atë moment që e zgjedh se ai do të vazhdojë gjuhë e huaja, por nesër do jetë një përkthyer, mbase një gazetar, por jo mësues. Kushdo, por jo një mësues!”

 

Advertisement

Rrjeti Akademik Shqiptar siguron se procesi i aplikimit të formularit në të tre raundet nuk do të ketë probleme. Portali U-Albania është i hapur 24 orë në 7 ditë të javës jo vetëm për të aplikuar, por edhe për të marrë informacione mbi hapat që maturantet duhet të ndjekin para nisjes së studimeve universitare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy