Aqif Rakipi ‘non grata’/ Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aqif Rakipi ‘non grata’/ Basha: Rama humbi aleatin me të cilin erdhi në pushtet

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha përshëndeti vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Aqfi Rakipit.

 

Basha u shpreh se kryeministri Edi Rama humbi aleatin e tij kryesor që e çoi në pushtet, pasi sipas tij, Rakipi blinte vota në llogari të Ramës.

 

Advertisement

“Rakipi ka blerë bota për llogari të Edi Ramës. Kanë tjetërsuar vullnetin e popullit. Diferenca mes Edi Ramës dhe opozitës ishte e barabartë me numrin e votave që mblodhi Rakipi, për të sjell 2 veta në Kuvend. Edi Rama ka sot të gjitha arsyet të ndihet i vetëm, sepse ka humbur një partner pa të cilën nuk mund të kishte ardhur në pushtet. Dua ta përshëndes vendimin SHBA, dua ti them çdo shqiptari që nuk jemi vetëm në betejën tonë që këtë parlament t’ia kthejmë qytetarëve që të kemi një qeveri që nuk është pjellë e korrupsionit, por një parlament që buron nga vota e lirë”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy