Arben Ahmetaj flet ekskluzivisht për Vizion Plus: Nuk kam frikë nga SPAK, unë dhe PS jemi një

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arben Ahmetaj flet ekskluzivisht për Vizion Plus: Nuk kam frikë nga SPAK, unë dhe PS jemi një

Në reagimin e parë për mediat pas largimit nga kabineti qeveritar, Arben Ahmetaj foli jashtë dyerve te parlamentit ekskluzivisht per Vizion Plus, duke iu pergjigjur interesimit te gazetares Enkelejda Mema per ceshtje te rendesishme, si akuzat e opozites per perfshirje ne aferen e Inceneratoreve apo edhe çështje te tjera politike qe lidhen me angazhimin e tij ne parti dhe qeveri.

 

Vendimin e kryesisë së Partisë Socialiste për t’i hequr së fundmi edhe drejtimin politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj thotë se e priti me kënaqësi.

 

Advertisement

Madje largimin e radhës edhe nga detyra drejtuese brenda partisë, pasi në korrik u shkarkua nga zëvendëskryeministër dhe ministër shteti për rindërtimin, Arben Ahmetaj thotë se është proces i zakonshëm riorganizimi.

 

ARBEN AHMETAJ

DEPUTET I PS

Advertisement

 

Me shumë kënaqësi. Riorganizimi është normal, ndodh shpesh, ka ndodhur, do të ndodhi, nuk ka ndonjë gjë të re.

 

I pyetur nga gazetarja Mema , nëse zhveshja e tij nga çdo funksion qeveritar dhe partiak nënkupton një distancim të mazhorancës qeverisëse, Arben Ahmetaj tha se ai dhe Partia Socialiste janë një.

Advertisement

 

ARBEN AHMETAJ

DEPUTET I PS

 

Advertisement

Unë dhe Partia Socialiste dhe të gjithë kolegët jemi një. Këto janë vetmë telenovela, por si duket nuk ka lajme, ka nga këto lajme kështu, që nuk e ngrefin dhe ndoshta ju kërkoni këto lajmet e vogla që ndoshta e ngrefin, shton Ahmetaj per Vizion Plus.

 

Në intervistën për Vizion Plus, ish numri dy i qeverisë e përjashtoi mundësinë se mosmbajtja e asnjë detyre kryesore lidhet me aferën korruptive të inceneratorëve.

 

Advertisement

ARBEN AHMETAJ

DEPUTET I PS

 

Çfarë lidhje kam unë me inceneratorët. Ato janë vepra në ndërtim, çfarë kë ketë lidhje, më thuaj si e lidh ti?

Advertisement

 

Gazetarja e Vizion Plus: Për aq kohë sa LSI dhe Partia Demokartike në akuzat e tyre ju kanë përmendur emrin tuaj.

 

Emrin, kanë përmendur edhe tëndin, edhe të të gjithëve. Unë nuk dua t’ia di se kush e përmend emrin tim, nuk është se më emocionon ndonjë gjë. Është çështje që është në diskutim në institucionet përkatëse. Ju doni të bashkoni pika që nuk ekzistojnë.

Advertisement

 

 

Ish ministër i Financave dhe Ekonomisë, më pas njeriut që iu besua Rindërtimi dhe numri dy i qeverisë, sot Arben Ahmetaj është një deputet i thjeshtë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy