Arben Ahmetaj merret 5 orë në pyetje nga SPAK/ Ish-ministri i Financave nën hetim për katër akuza

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arben Ahmetaj merret 5 orë në pyetje nga SPAK/ Ish-ministri i Financave nën hetim për katër akuza

Per afro 5 orë e 30 minuta, ish nr dy i qeverisë, Arben Ahmetaj u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.Ai deshmoi perpara prokuroreve  Altin Dumani dhe Enkelejda Millonai. Pas perfundimit te seances se gjate te pyetjes Ahmetaj refuzoi te ti pergjigjej intersit te gazetareve rreth deshmise ne spka

 


Arben Ahmetaj

Ish ministër i Financave

Advertisement

Sqarova pozicionin tim. Faleminderit të, jeni mirë.

 

Kjo është hera e parë që ish-ministri i financave Arben Ahmetaj u mor në pyetje nga organi i posaçëm i akuzës në kuadër të hetimeve që po kryhen prej muajsh ndaj tij.

 

Advertisement

SPAK ka ngritur 4 akuza per te: shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. Në ambientet e SPAK Ahmetaj mbërriti i shoqëruar nga avokati i tij, Henrik Ligori.

 

Për 4 akuzat e rënda që rëndojnë ndaj Ahmetajt, mësohet se SPAK ka bashkuar dy pjesë të hetimeve për inceneratorin e Elbasanit: në këtë dosje ai po ndiqet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa pastrimi i parave dhe përfitimet e jashtëligjshme lidhen me vilën në Hamallaj.

 

Advertisement

Para pak kohësh hetuesit e BKH zbarkuan në vilën në Hamallaj dhe në disa prona të tjera në emër të Ahmetajt dhe ish-bashkëshortes së tij.Gjatë këtyre kontrolleve në vilën në Hamallaj u sekuestruan 30 mijë euro si dhe disa dokumente që po verifikohen.

 

Gjithashtu SPAK vendosi në sekuestro preventive vilën në Palasë të ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka, si dhe vilën në Hamallaj në pronësi të bashkëjetueses Erjola Kodra. Në lidhje me këto veprime, Ahmetaj iu drejtua Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi pretendimet e tij se kontrollet në këto prona ishin të jashtëligjshme .

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy