Arben Kraja flet për “Shpirti-n”: E mbajtëm premtimin, kapëm edhe zyrtarë publikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arben Kraja flet për “Shpirti-n”: E mbajtëm premtimin, kapëm edhe zyrtarë publikë

Kreu i SPAK, Arben Kraja doli në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë detaje nga operacioni ndërkombëtar “Shpirti”. Kraja theksoi se një kontribut të madh në zbulimin e bandës së drogës dhe finalizimin e operacionit kanë dhënë katër të penduar, që kanë bashkëpunuar me drejtësinë.

 

Ai riktheu në vëmendje një deklaratë në Romë një vit më parë, duke qenë se ky është një operacion i nisur më herët. Kraja tha se është mbajtur premtimi për të zbuluar dhe prangosur këdo të përfshirë në trafik droge, pastrim parash e korrupsion, përfshirë edhe zyrtarët e lartë.

 

Advertisement

“Patëm një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe shumë të suksesshëm. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë aktivitet. Kanë qenë katër bashkëpunëtorët e drejtësisë që dhanë kontributin e tyre në këtë drejtim. Para një viti ishim në konferencë në Romë, kur sqaruam fazën e parë të këtij operacioni dhe në atë takim unë thash se do t’i shkojmë deri në fund dhe kushdo që është i përfshirë, do t’i shkojmë deri në fund, përfshirë edhe zyrtarë publikë. Jemi në situatën ku besoj e kemi mbajtur premtimin dhe do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy