Arben Ristani jep lajmin: Pritet marrëveshje me LSI-në!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arben Ristani jep lajmin: Pritet marrëveshje me LSI-në!

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish-deputeti i PD-së, Arben Ristani deklaroi se po pritet tashmë një marrëveshje me LSI-në.

Ndonëse do të ketë lista të ndara, ai thekson se në detaje të tjera do të sqarohet se si do të operohet në qarqe të caktuara.

“Nuk është mbyllur në detaj akoma. E rëndësishme është që opozita del e bashkuar, ashtu siç e nisi rrugëtimin e saj, pa diferenca gjatë rrugës. Jo vetëm PD që është parti e madhe, por edhe LSI ka tashmënjë eksperiencë të gjatë si forcë politike. Dhe të dyja partitë kanë struktura të ngritura në të gjithë territorin, të cilat punojnë non-stop. Iu duket këtë herë kështu, sepse mund të keni pritur vërtetë për shkak të daljes nga Parlamenti dhe të mosqenies në pushtetin lokal, por gjithmomnë partitë, listat e tyre në fund kanë dalë në afate zyrtare.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy