Arkitektura në kohën e diktaturës/ Urbanistika në funksion të propagandës komuniste

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arkitektura në kohën e diktaturës/ Urbanistika në funksion të propagandës komuniste

Këto pamje pasqyrojnë Tiranen e viteve ‘30-‘40, kohë kur filloi dhe transformimi i qytetit. Më pas me instalimin e diktatures lindi edhe nevoja e zbatimit të një plani urbanistik.

 

Për Eled Fagun, arkitektura si çdo fushë tjetër ishte vetëm në funksion të politikës, duke investuar në aspektin estetik si propagandë.

ELED FAGU
ARKITEKT
“Në atë kohë arkitektura përdorej për arsye politike sigurisht. Uniformiteti lidhej me njësimi me barazinë e klasave që promovohej me politikën. Një lloj qëndrimi estetik i tërhequr që kërkohej te popullsia në përgjithësi.”

Advertisement

 

Çdo ndërtesë duke filluar nga objektet e kultures si ish-Kinostudio “Shqipëria e re” e deri tek uniformiteti i shtëpive- blloqe të banimit, sot kanë vlerat e tyre arkitekturore, periudhës kur janë ndërtuar.

ELED FAGU
ARKITEKT
“Sistemi socialist tentoi ta zhbëjë ose të përzgjedhë ndërmjet atyre që duheshin dokumentuar dhe atyre që s’duheshin dokumentuar, duke ndryshuar karakterin e objekteve, duke u sjellë në mënyrë reaksionare pra duke ndryshuar në të kundërtën e vet në mënyrë ironike shumë objekte por nga ana tjetër nuk duhet të jemi shumë përçmues të historisë tonë vetëm për faktin që sot kemi disa mundësi më tepër, është pikurish ai background që na bën të kuptojmë ku kemi qenë dhe ku jemi.”

 

Advertisement

Sot Tirana ka evoluar dhe me zhvillimin e qytetit është modernizuar edhe struktura urbanistikë, por themelet e kryeqytetit mbeten nën rrënjët e ndërtesave historike.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy