Armë, radiomarrëse dhe parcela me drogë, arrestohen vlonjatët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armë, radiomarrëse dhe parcela me drogë, arrestohen vlonjatët

Policia e Vlorës arrestoi dy persona ne kuader te operacionit antidroge te koduar “Bestrova”.

Augest Lame, 28 vjeç, banues në fshatin Bestrovë dhe Detjan Selimaj, 35 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, Vlorë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa, në një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Çeplazet”, në fshatin Bestrovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në ambientet ku qëndronin këta dy shtetas u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lende narkotike kanabis, 4 armë zjarri automatike, municion luftarak, 3 radiomarrëse, 3 aparat celular, 1 automjet dhe 1 motomjet.

Ata jane nen akuze për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy