Arratiset nga burgu me një maroken e një rumun, e pëson keq shqiptari në Itali

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arratiset nga burgu me një maroken e një rumun, e pëson keq shqiptari në Itali

Tre të burgosur në Itali, një 45-vjeçar shqiptar, një maroken, si dhe një rumun 22 vjeç, arritën të arratiseshin nga burgu  i sigurisë së lartë në Avellino. Arratisja e guximshme ndodhi në mes të natës.

 

I dënuari me origjinë shqiptare u kap menjëherë nga autoritetet, ndërsa dy të tjerët janë ende në arrati.

 

Advertisement

Të burgosurit kishin arritur të sharronin hekurat e dritareve, duke zbritur më pas në rrugë përmes çarçafëve, për tu larguar në drejtim të paditur.

 

Autoritetet kanë ngritur postblloqe dhe kanë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin për kapjen e dy të rinjve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy