Arrestime, heqje patente dhe gjoba/ Policia “zbor” shoferëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestime, heqje patente dhe gjoba/ Policia “zbor” shoferëve

Policia Rrugore e Lezhës ka rritur prezencën në rrugë duke ushtruar kontrolle me dronë, radar dhe drager, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

 

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 7 shoferë dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

 

Advertisement

Si rezultat i kontrolleve, janë tërhequr 91 leje drejtimi, janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.

 

Kontrollet janë përqendruar në akset rrugore Lezhë-Milot-Thumanë, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Shëngjin dhe Lezhë-Rrëshen, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të mjetev,  të cilat janë rrezik potencial për përfshirjen në ngjarje rrugore me pasojë jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy