Arrestimi i Belerit/ Dendias: Çështja do ngrihet në Bruksel, shoqërimi i tij fsheh pikëpyetje të mëdha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestimi i Belerit/ Dendias: Çështja do ngrihet në Bruksel, shoqërimi i tij fsheh pikëpyetje të mëdha

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka bërë me dije se do të ngrejë në Bruksel çështjen e arrestimit të kreut të sapozgjedhur për Bashkinë Himarë, Fredi Belerin.

 

Në një intervistë për mediat greke, Dendias deklaron se kjo është një çështje mjaft serioze dhe arrestimi i kandidatit të opozitës 48 orë para zgjedhjeve fsheh pikëpyetje të mëdha që duhet të marrin përgjigje.

 

Advertisement

 

“Për shkak se kjo është një çështje jashtëzakonisht serioze, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Ne do të drekojmë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor atje,” tha Dendias. “Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos ngrihet. Të ndalosh një kandidat për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe ta mbash në paraburgim pasi të jetë zgjedhur, nuk është e zakonshme. Pse po mbahet ai? Cili është ai element kërcënimi që kërkon zgjatjen e paraburgimit? Këto janë pyetje të mëdha”, shtoi ai.

 

Ministri i Jashtëm Dendias theksoi se pret gjithashtu të takohet me homologen e tij shqiptare, Olta Xhaçka, ndërsa shton se zyrtarë të lartë grekë janë deleguar për të vizituar në qeli Fredi Belerin.

Advertisement

 

Megjithatë, Dendias tha se ka besim të madh te miqësia greko-shqiptare dhe të dy vendet janë shumë afër.

 

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri u arrestuar nën akuzë për shitblerje votash. Pala greke e ka cilësuar arrestimin e tij si cënim të komunitetit grek në Shqipëria, ndërsa Tirana zyrtare ka theksuar se para ligjit çdokush është i barabartë.

Advertisement

 

Institucionet e drejtësisë në vend janë shprehur se për arrestimin dhe akuzën e ngritur ndaj Belerit ekzitojnë fakte të dokumentuara.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy