
Në kuadër të veprimeve hetimore për atentatin në fshatin Larushk, të Fushë-Krujës, ku humbi jetën Ramazan Sino si dhe u plagosën 2 fëmijët e Gentian Bejtjas, mësohet se RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në zonën e Tapizës dhe Niklës.
Burimet për Vizion Plus bëjnë me dije se nga operacioni i kryer rreth orës 06:00 janë shoqëruar disa persona.
Kujtojmë se në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë u arrestua mbrëmjen e të enjtes Valter Bami, të cilit i janë gjetur gjurmë baruti në duar, por që ka mohuar të ketë lidhje me atentatin.
Sipas policisë Bami dyshohet të jetë edhe autor i atentatit ë fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i këtij të fundit, si dhe u plagosën fëmijët e mitur.