Arrestohen katër shoferë në Tiranë, tentuan të korruptonin policët e Rrugores

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohen katër shoferë në Tiranë, tentuan të korruptonin policët e Rrugores

Katër drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës në 24 orët e fundit.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit katër shtetas janë arrestuar përkatësisht shtetasi me iniciale, E.R 19 vjeç, i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie, shtetasi M.S 52 vjeç i cili u konstatua duke përdorur aparatin celular, shtetasi T.K 35 vjeç i cili u konstatua pa vendosur rripin e sigurisë, si dhe shtetasi N.Sh 19 vjeç i cili u konstatua për mosrregullim shpejtësie.

Të kapur në shkelje këto shtetas kanë tentuar t’i ofrojn punonjësit të Policisë së Shtetit ryshfet

“Lufta kundër këtij fenomeni të turpshëm do të intensifikohet, qoftë ndaj shkelësve, qoftë ndaj atyre që kryejnë korrupsionin pasiv, punonjësve të policisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112”, njofton policia.

Advertisement

Blutë bëjnë me dije se numri i personave të arrestuar “për korrupsion aktiv” të punonjësve të Policisë Rrugore e mbetur në tentativë ka shkuar tashmë në 44./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy