Arrestohen veprimtaret serbe që hodhën vezë mbi muralin kushtuar Ratko Mladiçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohen veprimtaret serbe që hodhën vezë mbi muralin kushtuar Ratko Mladiçit

Policia në Beograd arrestoi dy gra që hodhën vezë mbi një mural kushtuar të dënuarit për krime lufte dhe gjenocid, Ratko Mladiç, ndërsa më herët kishin ndaluar përpjekjet grupeve për të drejtat e njeriut që të heqin muralin.

Në një video të shpërndarë në facebook nga gazetarja e të përditshme beogradase, Danas, Jelena Dikoviç, shihen policë me rroba civile që arrestuan veprimtaret Aida Çoroviç dhe Jelena Açimoviç.

Më herët policia kishte ndaluar një veprimtari të Nismës së të Rinjve të për të Drejtat e Njeriut, që synonte të mbulojë muralin sot më 9 nëntor, kur shënohet Dita Botërore e Luftës kundër fashizmit.

Nisma tha se me vendimin e autoriteteve për të ndaluar mbulimin e muralit është bërë e qartë se “ai nuk është më një mural i zakonshëm, por përmendore e Ratko Mladiçit e ngritur nga një autor i panjohur në muajin qershor dhe i vendosur nën mbrojtjen e shtetit serb me 5 nëntor, me vendimin e ministrit të Brendshëm, Aleksandar Vulin dhe heshtjen e presidentit (Aleksandër) Vuçiç”.

Advertisement

Gjatë tërë ditës policia kishte qëndruar para muralit dhe sipas medieve lokale legjitimonte cilindo që i afrohej atij. Ministria serbe e Punëve të Brendshme tha se “nuk po e siguronte muralin për rendin dhe qetësinë” dhe se ndalimi i veprimtarisë për mbulimin e tij është bërë “për të shmangur “përplasjet e mundshme” ndërmjet organizatës dhe mbështetësve të Ratko Mladiçit.

Në qershor të këtij viti, Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy