Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane për prostitucion

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane për prostitucion

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor “Apartamenti” dhe ka vënmë në pranga një 22-vjeçar, i cili akuzohet se shfrytëzonte 4 shtetase kolumbiane për prostitucion.

Gjithashtu janë arrestuar edhe dy nga katër shtetaset kolumbiane, pasi  përshtatur apartamentin ku banonin bashkë me 2 shtetaset e tjera në Rrugën e Barrikadave, për ushtrimin e prostitucionit.

Në kuadër të këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit Kejvi Pocaj,, 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe Juliana Ospina, 20 vjeçe, dhe Lorena Crespo, 27 vjeçe, shtetase kolumbiane, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Prostitucioni”.

Advertisement

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetaset kolumbiane K. R., 23 vjeçe, dhe A. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga hetimet ka rezultuar se Pocaj shfrytëzonte për prostitucion, 4 shtetaset kolumbiane. 2 prej tyre, shtetaset Juliana Ospina dheLorena Crespo, kishin marrë me qira, një apartament në Rrugën e Barrikadave, për të banuar bashkë me 2 shtetaset e tjera, dhe e kishin përshtatur atë, për ushtrimin e prostitucionit.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy