Arrestohet 38-vjeçari shkodran pa patentë, vodhi “Golfin” e të riut dhe një çantë me sende personale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet 38-vjeçari shkodran pa patentë, vodhi “Golfin” e të riut dhe një çantë me sende personale

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili akuzohet se ditën e djeshme vodhin automjetin e një 20-vjeçari dhe një çantë me sende personale në automjetin e një shtetasi tjetër.

 

Policia njofton se në pranga ka rënë Gledis Tuzi, 38 vjeç, banues në lagjen “Vasil Shanto”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pasditen e djeshme, ka vjedhur një automjet tip “Golf 4” dhe një çantë me sende personale në një automjet tjetër.

Advertisement

Nga verifikimet e kryera rezultoi se 38-vjeçari nuk  ishte i pajisur me leje drejtimi.

Automjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestrua çanta me sendet personale të drejtuesit të automjetit tjetër, e cila u gjet gjatë kontrollit në banesën e shtetasit G. T./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy