Artan Lame paralajmëron: Ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk duhet të flenë të qetë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artan Lame paralajmëron: Ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk duhet të flenë të qetë

Nga qyteti i Pogradecit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, paralajmëroi se të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje, nuk duhet të flenë të qetë.

 

Lame deklaroi se këto paralajmërime nuk bëhen për të trembur njerëz, por për t’iu dhënë sinjale atyre që kanë bërë dëme përmes ndërtimeve pa leje. Më tej, ai theksoi se nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa leje nga Vermoshi në Konispol.

 

Advertisement

Më tej, ai sqaroi se operacioni i shembjes së ndërtimeve pa leje ka nisur fillimisht me vijën bregdetare, pasi në ato zona presioni ka qenë më i madh.

 

“Fakti që ka vijuar nga grykëderdhja e Bunës e deri në Ksamil, tregon se si proces do të vazhdojë. Është vepruar me zonën bregdetare si fillim, pasi presioni i ndërtimit ka qenë më i madh, por për fat të keq ndërtime të tilla ka edhe në zona turistike liqenore, në Theth, zona pyjore, parqe, parkun e Divjakës kështu që kjo punë midis shumë institucioneve policisë, INUK, kadastrës do vijojë edhe në këto zona. As nuk dua të tremb njeri më shumë se ç’duhet, as nuk dua që njerëzit që e dinë deri ku e kanë bërë dëmin të flenë të qetë, por dua të them është se ata duhet të ndalen, stop mos vazhdoni. Kemi parë skena në Tv të dhimbshme duke i rënë kokës me grushte para kamerave kur të vjen fadroma tek dera dhe të thotë të kemi thënë 1,2,3 herë 5 apo 10 herë dhe e vetmja mënyrë për të dëgjuar është prishja më pas”, është shprehur Lame.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy