Arti, i pamundur në distancë/ Studentët e skulpturës tregojnë vështirësitë e mësimit online

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arti, i pamundur në distancë/ Studentët e skulpturës tregojnë vështirësitë e mësimit online

Në periudhën e pazakontë të pandemisë edhe arti është zhvilluar e kultivuar online.

Në fakultetin e arteve të bukura, procesi i mësimit në distancë ka penalizuar degët të cilat kërkojnë prezencën fizike të studentëve. Rexhina dhe Izmiri, janë dy të rinjtë që studiojnë  skulpturë në vitin e parë master, sipas të cilëve, ne rrefimin per Vizion Plus, arti që bëjnë nuk mund të skalitet online.

 

IZMIR BAHJA – STUDENT

Advertisement

“Na ka penalizuar kudo, qoftë te mësimi, qoftë te hapësirat, se skulptura në shtëpi nuk është se mund të bëhet. E ka të nevojshme një hapësirë të dedikuar, të paktën ambientet e shkollës ke mundësinë e laboratorit, mjeteve. Lëndë praktike, si skulptura, gdhendja, teknika specialiteti, kompozimi , janë disa lëndë të atelierit të cilat janë të domosdoshme të jesh fizikisht, ndërsa online kemi pasur vetëm shkëmbim idesh, secili student komunikon online me pedagogët, i paraqet dhe i dërgon skica, bocete, aq sa ka mundësi për të bërë.”

 

REXHINA BUZRA – STUDENTE

“Unë nuk jam dakord me mësimin online, e sidomos skulptura që është shumë e vështirë, përveçse një ide apo një skicë të cilës mund t’ja shfaqësh profesorit në kamera, nuk mund të bësh dot asgjë tjetër, pasi jo të gjithë i kemi kushtet në shtëpi për të bërë skulpturë, duke qenë se e vetmja hapësirë është shkolla, kjo na penalizon shumë.”

Advertisement

 

Mbyllja e sezonit të parë në degën e skulpturës, finalizohet me prezantimin e punimeve, materialet e të cilave studentët i kanë siguruar vetë. Mbyllja e fakultetit ka vështirësuar krijimtarinë e tyre, raporton Vizion Plus, duke i detyruar të kthejnë shtëpinë në një studio punimi.

 

REXHINA BUZRA – STUDENTE

Advertisement

“Më ka marrë shumë kohë në punim, është material teli bakri, është e vështirë e punueshme. Materialet i kam blerë vetë të gjitha. Ndërsa pjesën e punimit një pjesë e kam bërë në shtëpi, një pjesë kam ardhur në shkollë edhe pse nuk lejohej, por që kemi bërë sakrifica për të sjellë detyrat në fund. E kam bërë më së shumti në shtëpi, sepse në shkollë nuk kemi patur mundësi.”

 

IZMIR BAHJA – STUDENT

“Duke përdorur materialet bazë, duke i siguruar, me aq sforcim sa më ka lejuar dhe mua hapësira që kam pasur, koha edhe gjithë mundësitë që kam pasur në shtëpi dhe në kushtet ku jemi, sepse nuk frekuentojmë dot shkollën në këto kushte, nuk takohemi dot me pedagogët, pra kjo distance, kjo mos pasja e kontaktit me institucionin, me njerëzit, është diçka jo pozitive pasi të largon pak nga ajo që bën.”

Advertisement

 

Reduktimi i tarifës në një përqindje të arsyeshme, sipas studentëve, është një kërkesë e  domosdoshme në kushtet kur mësimi është zhvilluar vetëm nga distanca, duke marrë parasysh faktin që nuk kanë mundur të shfrytëzojnë të gjithë logjistikën që fakulteti u ofron në kushte normale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy