
Rruga Shkozet-Plepa, e cila ishte kthyer në një gangrenë për drejtuesit e mjeteve, tashmë është rikonstruktuar.
Kjo nyje e rëndësishme që shërben si një unazë për të shmangur trafikun e rënduar të plazhit, ka një gjatësi prej 4 km.
Advertisement
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, inspektoi nga afër punimet. Me përfundimin e shtresave asfaltike, do të kryhen edhe vijëzimet e duhura.
Ky aks ka dhe një rëndësi të veçantë, pasi mban një peshë të konsiderueshme të trafikut, sidomos gjatë muajve të verës.
Advertisement
Mbi të gjitha Durrësi është pjesë e disa projekteve të mëdha dhe sipas ministres, kërkon më shumë mbështetje me infrastrukturë.