Asfaltohet rruga “Mihal Grameno”/ Veliaj: Ndërhyrja në rrugët e Tiranës do të vijojë gjatë gjithë gushtit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asfaltohet rruga “Mihal Grameno”/ Veliaj: Ndërhyrja në rrugët e Tiranës do të vijojë gjatë gjithë gushtit

Me premtimin se gjatë mandatit të tretë do të ndërhyhet në çdo rrugicë të kryeqytetit, Bashkia e Tiranës asfaltoi edhe rrugën “Mihal Grameno”, e cila do të pajiset me ndriçim dhe sinjalistikë rrugore.

 

Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se ndërhyrja në rrugët e Tiranës do të vijojë gjatë gjithë gushtit.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

 

Advertisement

“Në momentin që, nga qendra e Tiranës deri në periferi, ti ke të njëjtin cilësi asfalti, këmba nuk të prek në baltë dhe në pluhur dhe ke të njëjtin ndriçim, do të thotë se ia kemi arritur që qytetin ta trajtojmë me të njëjtin respekt dhe dinjitet, si në qendër edhe në periferi.”

 

Veliaj renditi edhe një sërë projektesh të tjera për Tiranën, për të cilat po punohet gjatë ditëve të verës.

 

Advertisement

ERION VELIAJ

 

KRYETAR I BASHKISE TIRANE 

 

Advertisement

“Disa kantiere janë në qendër, si Rr. “Xhorxh Bush”, rruga që shkon drejt Pazarit të Ri, lidhja e Sheshit “Skënderbej” me Pazarin e Ri, e gjitha për kualifikim; sapo kemi hapur një kantier shumë të madh te Teatri Kombëtar, ku do të jemi tamam si një operacion me bisturi, sepse është në mes të një Tirane plot me turistë; kemi ndërtimet te “5 Maji” dhe në Kombinat, apo edhe kantieret e Tiranës policentrike, siç është zona e Kinostudios; të gjitha këto janë kantieret më të mëdha të kësaj vere, përveç shkollave, kopshteve e çerdheve, që janë puna jonë rutinë e gushtit.”

 

Erion Veliaj shpjegoi se Bashkia e Tiranës zgjedh muajt e verës për të përfunduar një pjesë të mirë të punëve sepse njerëzit janë me pushime dhe lëvizjet janë më të pakta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy