Asgjësohen parcelat me kanabis në Shkodër, vihet në pranga 57-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asgjësohen parcelat me kanabis në Shkodër, vihet në pranga 57-vjeçari

Policia e Shkodrës ka goditur dy raste të kultivimit të lëndëve narkotike. Përmes kontrolleve me dron policia ka evidentuar 2150 fidanë në kubikë, gati për t’u kultivuar në fshatin Reç, anës lumit Buna.

 

Ndërkohë në fshatin Luarzë u gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas.

 

Advertisement

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Njësia”, gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

 

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas. 

 

Advertisement

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

 

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies”, thuhet në njoftim.

 

Advertisement

Si pasojë, policia ka arrestuar një 57-vjeçar dhe shpallur në kërkim një 37-vjeçar, si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në këto fshatra.  Ata akuzohen për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkoitke”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy