“Askush nuk është i paprekshëm”/ Veliaj i vendosur për betejën ndaj Armand Dukës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Askush nuk është i paprekshëm”/ Veliaj i vendosur për betejën ndaj Armand Dukës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nuk i ndal sulmet ndaj kreut të FSHF-së, Armand Duka.

 

Edhe në një takim që pati këtë të hënë me përfaqësues të biznesit në kuadër të aktiviteteve të Kryeqytetit Evropian të Rinisë, Veliaj e akuzoi Dukën se kërkon të jetë i paprekshëm, pavarësisht se e ka drejtuar institucionin si bandë.

ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

“Ne nuk mund të kemi ishuj brenda nesh, që janë të pavarur dhe të paprekshëm. Ti mund të jesh i pavarur, secili prej nesh është i pavarur, por jo i paprekshëm. Shoh përfaqësuesit e bankave këtu, por edhe bankat auditohen. Pra, ka një institucion që kryen atë që quhet “check&balance”, nuk janë ishuj të paprekshëm.”

 

Kryebashkiaku u shpreh i vendosur për t’i shkuar betejës me Dukën deri në fund.

 

Advertisement

ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Jam i sigurt se këtu ka edhe prindër që i çojnë fëmijët e tyre në terrenet sportive, të cilët më thonë: “Lali, na rroftë fusha e re që ke bërë, por unë s’i kam paratë që djali të luajë si profesionist”. Pra, prindërti harxhojnë 20-30 mijë lekë çdo muaj, lekë të mbledhura me sakrificë, dhe në fund një bandë me çirakë ka në dorë të caktojë nëse djali yt vlen, apo s’vlen! Seriozisht? Kjo ndodh në qytetin tim dhe unë të mos e ngre zërin për këtë?”

 

Sipas Erion Veliajt, lidershipi i FSHF gjatë viteve të punës është përpjekur vetëm të shtojë llogaritë bankare, makinat e shtrenjta e çarterat dhe jo të mundohet realisht për punën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy