“AstraZeneca nuk pezullohet”/ Komiteti Shqiptar i Vaksinimit pret vendimin europian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“AstraZeneca nuk pezullohet”/ Komiteti Shqiptar i Vaksinimit pret vendimin europian

Ndërsa debate mbi efikasitetin e vaksinës AstraZeneca vijon në Europë, Komiteti kombëtar i imunizimit në Shqipëri pas mbledhjes së djeshme vendosi të mos e pezulloj fushatën e vaksinimit tek mësuesit dhe pedagogët.

 

AIDA BUSHATI

KOMITETI KOMBETAR I VAKSINIMIT

Advertisement

“Ne do ta vazhdojmë vaksinimin me AstraZeneca, për aq kohë sa edhe në shume shtete të tjera vazhdon akoma. U bë një diskutim i gjatë dhe u vendos nga komiteti i imunizimit që do të vazhdojë pasi përfitimet nga kjo vaksinë janë më të mëdha se sa efektet negative.”

 

Por nëse Agjencia Europiane e Barnave do të njoftojë pezullimin e përkohshëm të kësaj vaksine, atëherë edhe autoritetet shqiptare do ta zbatojnë këtë vendim.

 

Advertisement

“Nëse EMA do ta anulojë, ne do të respektojmë vendimin.”

 

Ndërsa për kategorinë e mësuesve që hezitojnë të vaksinohen, përfaqësuesja e komitetit të imunizimit thotë se numri i tyre nuk është i konsiderueshëm.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy