Atë dorën tregoja dikujt tjetër, po të pëlqeu, po s’të pelqeu…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atë dorën tregoja dikujt tjetër, po të pëlqeu, po s’të pelqeu…”/ Plas sherri në Komisionin e Ligjeve

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit të Ligjeve, teksa po diskutohet në lidhje me ligjin e ri për Agjensinë e Bashkëqeverisjes.

Protagoniste kryesore e debatit ka qenë deputetja Ermonela Felaj, e cila që në nisje të diskutimit të saj u ka kujtuar demokratëve skemat e famshme piramidale, dhe tha se PD e ka të vështirë që të ndryshojë imazhin që kanë për të shqiptarët.
Nuk munguan as replikat e demokratëve, ndërkohë që për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e kryetares së Komisionit Klotilda Bushka, e cila iu fiku të gjithëve mikrofonat.

Debati i plotë:

Enkelejd Alibeaj: Është një ligj komunist, që doni ta aplikoni në këtë kohë

Advertisement

Ermonela Felaj: Personalisht këto diskutimet me ballistë dhe me komunistë më duken shumë qesharake, janë shumë të vogla. Jetojmë në një realitet krejt tjetër, kur iu vendosni seksionin paratë e mija, shqiptarëve iu kujtohen piramidat dhe 97. Detyrimi kryesor i një qeverie është të qëndrojë pranë njerëzve, ata kanë pritshmëri që ne tiu zgjidhim problemet.
Tani ti fshehim ne realitetin e shqiptarëve? E kemi fshehur ne faktin që ka perceptim shumë të madh se në sistemin gjyqësor ka shumë probleme me korrupsionin. Të lutem, të lutem tani, kupto shkakun që të marrësh vesh dhe pasojën. Ju që na thoni pse nuk keni një administrate perfekte.
Ndërhyn Bardhi, por nuk dëgjohet

Felaj: Ne iu dhamë mundësinë qytetarëve që në rast se nuk kanë një ”mik” të kenë mundësi se ku të drejtohen, Nuk i kërkohet asnjë qytetari që të tregojë përkatësinë politike, janë njerëz 150 mijë qytetarë, nuk janë hije. Ne e prezumojmë dijeni për ligjin, ka qytetarë që kanë pamundësi për të ushtruar të drejtën që ua jep ligji. Çfarë problemi kemi ne si deputet që qytetarët ta kenë këtë të drejtën e tyre. Ne deputetët duhet të ishim më të lumturit. A ka të drejtë qeveria që të ketë më shumë se një sy? Po mo patjetër!

Greta Bradeli: Keni 8 vite që qeverisni moj zonjë

Felaj: Ku ishit ju mo këto katër vite, pse nuk e çuat në Kushtetuese
Ndërhyn Bradeli

Advertisement

Klotilda Bushka: Zonja Bradeli ka një rregull, mos ndërhyni kur flisni

Felaj: E kuptoni që kemi 8 vite që punojmë, ju u ka mbetur ora

Bushka: Zonja Felaj të lutem, ua kam hequr të gjithëve telefonat, nuk po dëgjoheni asnjëri, zonja Felaj nuk e keni mikrofonin, të lutem zonja Felaj. O zotëri! Nëse doni që në këtë Komision të bëhet mbledhje, ju zonja Bradeli kur të keni radhën mund ti mbani shënim dhe ti thoni kur të keni fjalën. Zonja Felaj do të vazhdojë fjalën, ta mbyllim këtë diskutim, kërkoj respekt për njëri tjetrin. Tani se jemi të gjithë juristë, të kemi interes dhe respekt për njëri tjetrin.

Felaj: Nuk mund të jetë dikush këtu që të më kufizojë mua fjalën, po u pëlqeu mirë, po nuk iu pëlqeu… Atë dorën tregoja dikujt tjetër, kaq! Nëse s’të pëlqen të dëgjosh, mungesa jote nuk është shqetësim për askënd. Ose do më dëgjosh ose do të largohesh.

Advertisement

Bardhi: Do të më largosh ti mua?

Felaj: Të largon rregullorja që e thotë qartë se nuk lejohen ndërhyrjet . Oerd ka një minimum sjellje dhe etike, të mësohemi që këtu të mos i ndërhyjmë njëri tjetrit.

Bushka: I jap rregullat unë këtu dhe fjalët, jemi të gjithë shumë të njohur me rregullat e Komisionit, kur flet një nga kolegët, të tjerët duhet të dëgjojnë, dhe të mbajnë shënime. Nuk doni të bëni mbledhje?

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy