Atentatet në Shkodër/ Rrumbullaku vizitë blic, takim me strukturat për rreth një orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentatet në Shkodër/ Rrumbullaku vizitë blic, takim me strukturat për rreth një orë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku së bashku me drejtues të Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme, ka zhvilluar një vizitë blic në Shkodër.

 

Ai është takuar me drejtues të lartë të Policisë së Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve që kanë troditur Shkodrën.

 

Advertisement

Qëllimi kryesore i këtij takimi ka qenë zbardhja e vrasjes se 19 vjeçarit Erjon Xhenje.

 

Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e të gjithë provave që disponon policia ndërkohë që sektori i kriminalistikës pranë Drejtorisë së Përgjithshme është vënë në dipozicion të grupit hetimore për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë që ka tronditur Shkodrën.

 

Advertisement

Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth një orë në ambjentet e Drejtorisë së Policisë në Shkodër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy