
Të tjera detaje dalin në dritë sa I takon atentatit mafioz që tronditi Vlorën paraditen e kësaj të enjteje.
Krimi i rëndë me dy viktima ndodhi në afërsi të mbikalimit të Panajasë në aksin Vlorë-Fier.
Sipas të dhenave të para, autoret që lëviznin me makine, kanë ndjekur automjetin ku ndodheshin 3 persona.
Ata e kanë qëlluar pa mëshirë nga pas me bresheri kallashnikovi.
Advertisement
Për shkak të kësaj dinamike makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Të dhënat e para tregojne për dy viktima dhe një të plagosur por emra ende nuk ka.
ndërsa autoret e kanë djegur makinën e tyre pak kilometra larg ngjarjes në Frakull të Fierit.
Advertisement