Detaje nga atentati/ Autorët qëlluan nga ura në lëvizje drejt lokalit të biznesmenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Detaje nga atentati/ Autorët qëlluan nga ura në lëvizje drejt lokalit të biznesmenit

Personi në foto është 43-vjeçari Aleksandër Deda, biznesmeni që ra pre e një atentati pasditen e të hënës në Lezhë.

 

Ai u qëllua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar teksa ndodhej në lokalin e tij në dalje të qytetit. Por deri më tani lidhur me këtë rast policia ende nuk e ka një pistë hetimi.

 

Advertisement

Burime pranë grupit hetimor thanë se në vendngjarje nuk u gjet asnjë gëzhojë. Nga hetimet paraprake, rezulton se autorët qëlluan me pistoletë nga ura, teksa po lëviznin me një makinë. Ata hapën zjarr disa herë, por 43-vjeçari Aleksandër Deda arriti t’u shpëtonte plumbave, kjo edhe për shkak të largësisë.

 

Nga ana tjetër hetuesit sekuestruan kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës dhe po i analizojnë me qëllim identifikimin e atentatorëve.

 

Advertisement

Kjo është hera e dytë që biznesmeni Aleksandër Deda bie pre e një sulmi me armë e zjarrit. Në vitin 2020 ai u plagos në shpatull, pasi u qëllua me breshëri plumbash teksa po lëvizte në superstradën Lezhë-Laç me makinën e tij.

 

Ndonëse i plagosur 43-vjeçari arriti të largohej dhe të shkonte vet në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

 

Advertisement

Aleksandër Deda i njohur ndryshe dhe me nofkën “Leksi i Druve”, nuk rezulton të këtë precedent penal në Shqipëri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy