Atentati ndaj 22 vjeçarit në Pogradec/ Arrestohet Griseld Maxhari, në kërkim Firdeus Berberi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Arrestohet njëri nga autorët e plagosjes së Joan Muçllarit, ngjarje e ndodhur vetëm pak kohë më parë në periferi të qytetit të Pogradecit.

 

Policia ka vënë në pranga një prej autorëve ndërsa është ende në kërkim Firdeus Berberi i akuzuar si bashkëpuntor në ngjarje.

 

Advertisement

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ndalimin e shtetasit në kërkim Griseld Maxhari, 22 vjeç.

 

Maxhari dhe Berberi sipas policisë janë personat e dyshuar për plagosjen e djalit të pronarit të hotel Driloni. Gjithnjë sipas policisë, plagosja e 22 vjeçarit Joan Muçllari ka lidhje me ngjarjen e ndodhur kohë më parë në hotel Driloni, për të cilën janë arrestuar disa persona.

 

Advertisement

Gjykata për Berberin dhe Maxharin ka ngritur akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe prishje e qetësisë publike. Deri tani për këtë ngjarje janë arrestuar katër persona, tre prej të cilëve për përkrahje të autorëve të krimit. Ndërkohë që policia është vënë në kërkim të Frideus Berberit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy