Atentati në Fushë-Krujë/ Objektivi Gentjan Bejtja i ka shpëtuar dy sulmeve të tjera, i hetuar në vrasjen e komisar Dritan Lamaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Fushë-Krujë/ Objektivi Gentjan Bejtja i ka shpëtuar dy sulmeve të tjera, i hetuar në vrasjen e komisar Dritan Lamaj

Dyshohet se objektiv i atentatit të një nate më parë në Larushk te Fushe-Krujes  ka qenë pronari i banesës, Gentjan Bejtja, por që ky i fundit u ka shpëtuar plumbave.

 

Bejtja i ka shpëtuar edhe më parë atentatit, ku në vitin 2022, ndaj tij është qëlluar me breshëri kallashnikovi teksa lëvizte me makinë në zonën e Niklës, i shoqëruar nga Klodian Stafuka.

 

Advertisement

Në atë kohë Gentian Bejtja mbeti i plagosur.

 

Ai i ka shpëtuar edhe në 2016 një tjetër atentati me eksploziv në makinë ku edhe në atë kohë u dëmtua.

 

Advertisement

Gentjan Bejtja rezulton person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës, si dhe i arrestuar me arsenal armësh në banesë.

 

Ai është hetuar edhe për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, pasi u dyshua bashkë me Enver Stafukën, si një nga autorët e vjedhjes së makinës nga e cila u vra Lamaj, në shkurt 2013.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy