
Eno Nikulaj është viktima nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në hyrjen e qytetit të Lezhës. Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.
Policia njofton se Eno Nikulaj është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij, në në vendin e quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
Advertisement
Ndërkohë, policia po vijon intensivisht kontrolli i zonës, teksa rrethanat e atentatit janë ende të paqarta.
Advertisement