Atentati në Lezhë/ Viktima kushëriri i Ardian Nikulajt, policia jep detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Lezhë/ Viktima kushëriri i Ardian Nikulajt, policia jep detaje

Eno Nikulaj është viktima nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtune, në hyrjen e qytetit të Lezhës. Ai është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt. Ky i fundit u vra disa muaj më parë në biznesin e tij në Shëngjin.

 

Policia njofton se Eno Nikulaj është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me automjetin e tij, në në vendin e  quajtur “Ura e trenit”. Ai është dërguar në spitalin e Lezhës, në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.

 

Advertisement

Ndërkohë, policia po vijon intensivisht kontrolli i zonës, teksa rrethanat e atentatit janë ende të paqarta.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy