
Detaje të tjera janë mësuar lidhur me të shtënat me armë zjarri në Shkodër. Mësohet se viktima, Petrit Vukansi, 51 vjeç, është qëlluar në banesën e tij. Ai kishte vetëm një muaj që ishte kthyer nga Anglia.
Ndërkohë, nuk ka asnjë detaj nga autori apo autorët që kanë ekzekutuar 51-vjeçarin. Policia bën me dije se ka ngritur pika kontrolli, ndërsa ende nuk është e qartë dinamika e ngjarjes.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për sigurimin e çdo prove, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.