Atentati në Tiranë/ Flet fqinja e viktimës: Kemi frikë të jetojmë në shtëpinë tonë, si e gjeta vajzën e vogël të plagosur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Tiranë/ Flet fqinja e viktimës: Kemi frikë të jetojmë në shtëpinë tonë, si e gjeta vajzën e vogël të plagosur

Të frikësuar edhe për të jetuar në shtëpinë e tyre. Kështu ndihen banorët e zonës, ku ndodhi atentati me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur.

 

Njëra nga fqinjet, ka thënë për mediat se Mimoza Paja jetonte në kushte të vështira. Bashkëshorti i kësaj të fundit  mësohet se ka vdekur dy vite më parë, ndërsa fqinja tregon se 58-vjeçarja punonte për bukën e gojës.

 

Advertisement

“Në kushte të vështira jetonte, me qera. Edhe burri i ka vdekur para dy vitesh. Unë isha duke bërë gjellën dhe djali i vogël po flinte e u ngrit i trembur e më tha mami ka ndodhur një vrasje. Pastaj kur dolëm jashtë, thanë që është vrarë Moza. Unë ska parë asnjë gjë me thënë të drejtën”, tha ajo.

 

Teksa shpreh frikë dhe shqetësim, ajo ka treguar edhe momentin se si e pa vajzën e mitur 10-vjeçe të plagosur.

 

Advertisement

Jemi aq të frikësuar sa kemi frikë të jetojmë te shtëpia, të jetosh në punën tënde apo të punosh. Ke frikë kudo të shkosh. Ajo vajza e vogël është mbesa e asaj e më tha teta Bardha më kanë vra, ku të kanë vra i thash kur e pash te këmba që ishte vrarë nga xhamat. Po qante, mu dhimbste. E morëm unë e komshia këtu, pastaj erdhi e mori ambulanca”, tha fqinja e Mimoza Pajës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy