Atentati në Vlorë/ Gjendet e djegur makina luksoze “Audi Q7” e përdorur nga autorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Vlorë/ Gjendet e djegur makina luksoze “Audi Q7” e përdorur nga autorët

Të paktën 8 persona janë shoqëruar nga policia e Vlorës për atentatin ndaj Dego Hanajt, mbrëmjen e të mërkurën në lagjen ‘Pavarësia”.

Fatmirësisht objektivi i atentatit mbeti i plagosur në dorë, ndonëse ndaj tij u qëllua pesë herë nga një makinë në lëvizje.

Sipas policise personat e shoqëruar kane qënë dëshmimtar  dhe janë pyetur mbi dinamiken e ngjarjes.

Në vendgjarje ka 6 kamera sigurie dhe policia ështëg duke i pare me detaje se cfare kane kapur nga ky atentat.

Advertisement

Policia gjithashtu bëri të ditur se mëngjesin e kësaj të enjte është gjendur I djegur në fshatin “Trevëllazër” Vlorë, automjeti i markës “Audi Q7”, që dyshohet se është përdorur në atentat nga autorët.

 

 

Vlorë/Informacion shtesë

Advertisement

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në datën 05.01.2022, për ngjarjen e ndodhur tek lagjja  “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi D. H., ju bëjmë me dije se:

 

Nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e  ngjarjes.

Advertisement

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy